22.5 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

Bazaj: Nuk do t’i lëmë anash problemet e qytetarëve të Drenasit me të cilat janë përballur vazhdimisht (Video)

- Advertisement -

Naim Bazaj, kandidat për kryetar të Drenasit nga iniciativa qytetare “Për Drenas e Kosovë”, në Edicionin Special të Klan Kosova, ka shpalosur planprogramin e tij për qeverisjen e Drenasit në katër vjetët e ardhshme.

Bazaj thotë se shëndetësinë e ka në plan të parë, por duke mos lënë anash edhe sfidat tjera me të cilat thotë se është përballur Drenasi vazhdimisht.

“Planprogrami për komunën e Drenasit është shëndetësi efikase, politikat sociale, amviset, arsim, edukim, reforma në arsim, arsim të mesëm ose shkollë profesionale, muze për vlerat e luftës, sport, të moshuarit, infrastrukturën kryesore që parashihet në 100 vitet e fundit që i kemi paraparë me një projektues të njohur. Plani i gurthyesve, sidomos në Feronikel, është mbetur anash ligji. Palestra të jashtme e të brendshme, subvencionimi i transportit publik, projekte sociale, zhvillim ekonomik, realiteti në komunën e nepotizmi”, ishin disa nga ato që Bazaj thotë se do t’i realizojë në katër e vitet e ardhshme, në rast se zgjidhet kryetar pas zgjedhjeve të 12 tetorit.

Ai tha se kryetarët e deritashëm i kanë lënë anash shumë probleme me të cilat po ballafaqohen qytetarët e kësaj komune, teksa akuzoi PDK-në se “me shantazhe e kërcënime” po tentojnë të marrin vota.

“Të gjitha këto synojmë t’i realizojmë në katër vjetët e ardhshme. E jo t’i lëmë anash sikur këta tjerët që i kanë lënë deri tash, dhe gjithmonë presin prej atyre në Prishtinë që gjithmonë vijnë, edhe fushatën po ia bëjnë atyre në Prishtinë, Prishtina po vjen në Drenas. Po ia bëjnë fushatën PDK-së, atyre që janë frikacakë e që nuk guxojnë të dalin vetë. Për këtë arsye them se ata janë të dështuar. Ata nuk i mbështet askush. Po mundohen ndoshta, që thonë me një fjalë, edhe me shantazhe e kërcënime që sado pak t’i përkrahin sepse janë t’u humb”, u shpreh Bazaj. /Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit