Naim Bazaj, ka reaguar në rrjete sociale, duke komentuar zhvillimet politike dhe garën e brendshme në PDK, por edhe gjendjen e përgjithshme në komunë.
“Një shkam me tri këmbë, shumë kandidatë dhe vetëm një vend për t’u ulur… ju kthejmë mbrapshtë e ulëni!”, shkruan Bazaj, duke ironizuar numrin e lartë të kandidatëve për të njëjtën pozitë dhe duke vënë në dyshim motivet e tyre.
Postimi i plotë:
Një shkam me tri këmbë, shumë kandidatë dhe vetëm një vend për t’u ulur… ju kthejmë mbrapshtë e ulëni .!
Në Drenas sot, kemi më shumë kandidatë për kryetar komune sesa zgjidhje për problemet e qytetarëve. Secili shpreh “vullnetin” për të udhëhequr, por në të vërtetë, a është kjo garë për të mirën e qytetarëve apo për interesa personale dhe klanore?
Dikur ishim rreth 70 mijë banorë, sot jemi 50 mijë – e s’po largohet askush nga e mira. Po ikin të rinjtë, po zbrazet vendi, po humbet shpresa.
Pyetja që duhet ta bëjmë vetes:
A po luftojnë këta për karrigen, apo për qytetar,
Një shkam vetëm për një, është por të gjithë duan të ulen, edhe pse shumica e tyre kanë kontribuar për ta bërë atë shkam të thyeshëm,
Dikush ndoshta kanë nevoj prap për ndonjë votë apo skan nevoj se janë berë deputet në parlament
Mendojnë së është koha para 15 viësh apo
Boll bre kemi marr postë pozita e shfrytezu ketë parti klani i Drenasit,
A sju vjen turp qdo mahallë nga një krytar lshoni renë o përbinqa !
Më qetësi e dashuri këtu jena !
Sipas tij, në Drenas sot ka më shumë kandidatë për kryetar sesa zgjidhje për problemet reale të qytetarëve. “A është kjo garë për qytetarët apo për interesa personale dhe klanore?”, pyet ai.
Bazaj ngre shqetësimin për largimin masiv të qytetarëve, sidomos të rinjve, dhe fajëson politikat e deritanishme për zbrazjen e komunës: “Dikur ishim 70 mijë banorë, sot jemi 50 mijë – e s’po largohet askush nga e mira.”
Ai kritikon ashpër ata që sot pretendojnë t’u kthehen qytetarëve, ndonëse më parë i kanë përdorur pozitat për interesa të ngushta:
“Dikush ndoshta ka nevojë për ndonjë votë prapë, apo nuk ka, se është bërë deputet. Mendojnë se është koha para 15 vjetësh. Boll bre kemi marrë posta e pozita, e kemi shfrytëzu këtë parti – klani i Drenasit!”
Bazaj e mbyll shkrimin me një thirrje të fortë dhe ironike:
“A s’ju vjen turp? Çdo mahallë nga një kryetar! Lshoni renë o përbinqa!”