6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Bayerni vendos për të ardhmen e Tuchelit

- Advertisement -

E ardhmja e Thomas Tuchelit te Bayern Munichi u duk të jetë në rrezik, pas humbjes së pësuar ndaj rivalit direkt për titull, Bayer Leverkusenit, të shtunën mbrëma.

Humbja e “Bavarezëve” bëri që “Die Werkself” të zgjasë serinë e ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat, si dhe rritjen në 5 diferencën e pikëve në krye të tabelës.

Synimi për titullin e 12-të rresht të kampionit në Bundesligë filloi të zbehet, por sipas “Sky Germany”, Bayerni nuk do ta shkarkojë Tuchelin.

Sipas raportit, plani në Bayern ka qenë gjithmonë që të mbajë trajnerin gjerman në krye deri në fund të sezonit dhe më pas të ri-vlerësojë opsionet e tyre gjatë verës.

Pavarësisht performancës së tyre të shtunën në mbrëmje, thuhet se ende asgjë nuk ka ndryshuar.

Kampioni në fuqi gjerman tani po i afrohet fundit të sezonit dhe ka frikë se një ndryshim i trajnerit do të çonte vetëm në një krizë të mëtejshme.

Megjithatë, gjithashtu besohet se ka një mirëkuptim në klub se 50-vjeçari nuk është i vetmi fajtor në këtë situatë. Ndryshime pritet të bëhen në skuadër në verë, kur roli i Max Eberl në klub të bëhet aktiv në pranverë, pasi ai pranoi se sa të vështirë janë për t’u menaxhuar disa nga lojtarët e tanishëm në skuadër.

Sidoqoftë, nëse Bayerni do ta përfundojë sezonin pa titullin e kampionit, atëherë e ardhmja afatgjate e trajnerit gjerman do të jetë padyshim në dyshim.

Thomas Thuchel ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit