Barcelona dhe disa klube të tjera po e ndjekin nga afër Harry Kane, i cili ka një klauzolë që i lejon largimin verën e ardhshme për 65 milionë euro.
Burimet nga Gjermania thonë se Kane nuk ka ndërmend të largohet, pasi është i kënaqur në Munih.
Për ta siguruar plotësisht të ardhmen e tij, Bayerni po përgatit një kontratë të re deri në 2028, me rritje rroge dhe heqje të klauzolës së largimit. Sulmuesi anglez pritet të mbetet pika kryesore e ekipit edhe sezonet e ardhshme.






