0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Bayerni nuk heq dorë nga Lewandowski, bavarezët e presin për fazën përgaditore

- Advertisement -

Robert Lewandowski dhe e ardhmja e tij vazhdojnë të marrin vëmendjen e mediave në të gjithë botën. Barcelona apo Bayern Munich do të jetë skuadra ku do të luajë sulmuesi polak sezonin e ri, është një nga dilemat më të mëdha të kësaj merkatoje vere.

Lojtari vazhdimisht ka thekuar se aventura e tij te skuadra gjermane ka përfunduar dhe se dëshiron një eksperiencë të re në “Camp Nou”, aty ku Xavi Hernandez do i besonte çelësat e sulmit.

Megjithatë, në mungesë të një marrëveshje me Barcelonën, Bayerni nuk e pranon këtë dhe insiston që ai duhet t’i përmbush detyrat e tij që rrjedhin nga kontrata.

“Sulmuesi ka kontratë me ne deri më 2023 dhe ne presim atë më 12 korrik në Sabener Strasse”, ka thënë për “Bild”, drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic.

E njëjta media gjermane raportoi dje për një takim në Mallorca me drejtorët e klubit dhe Lewandowskit ku ky i fundit shprehi dëshirën për t’u larguar. Mesazhi i klubit ishte i njëjtë dhe ata presin që ai të jetë prezent në stërvitje më 12 korrik.

Polaku është i vendosur tashmë që disa javë dhe ai shpreson që dy klubet të arrijnë një marrëveshje. Ai ka thënë se nuk do të kthehte në Bayern, por një ofertë duhet të pranohet fillimisht dhe ky është një problem.

Bayerni kërkon 50 milionë euro, një shifër që Barcelona, pavarësisht sa e dëshiron lojtarin, thjesht nuk ka mundësi ta realizojë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit