Bayerni ka nisur bisedimet me Paris Saint-Germainin për transferimin e Nordi Mukieles.
Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, bisedimet janë duke vazhduar, me bavarezët që janë duke ofruar marrëveshje që ta marrë në huazim Mukielen me opsion të blerjes 20 milionë euro.
Mukiele është i hapur që t’i bashkohet kampionit të Gjermanisë.
Veç futbollistit francez, edhe Erick Dier mund të transferohet në Bayern, kjo pasi trajneri Thomas Tuchel dëshiron transferime të reja në klub.