Bayern Munchen ka fituar ndaj kampionit evropian, Paris Saint-Germain, 1-2, në javën e katërt të Ligës së Kampionëve.
Dygolëshi i Luis Diazit, 4’, 32’, rezultoi fatal sonte për vendësit të cilët shënuan vetëm një herë përmes Joao Nevesit në minutën e 74-t.
Diazi, gati u kthye në antagonist për bavarezët kur u ndëshkua me karton direkt të kuq në minutat shtesë të pjesës së parë.
Sidoqoftë, me këto tri pikë Bayerni zë vendin e parë më 12 pikë, tri më shumë se PSG-ja që zë të dytin.
Në takimet e tjera, Liverpooli ka fituar ndaj Real Madridit, 1-0, Monaco ndaj Bodo/Glimtit, 0-1, Atletico Madrid ndaj Royale Unionit, 3-1, Juventusi ka barazuar me Sportingun, 1-1, teksa Tottenham Hotspurs ka mposhtur Copenhagen, 4-0.






