Bayern ka vendosur të mos lëvizë për transferimin e sulmuesit Nick Woltemade gjatë mërkatos verore.
Klubi gjerman nuk ka zhvilluar kontakte me lojtarin apo me Newcastle United, pavarësisht zërave që e lidhnin 24-vjeçarin me rikthim në Bundesliga. Sipas mediave gjermane, Bayerni e konsideron këtë çështje të mbyllur për momentin.
Sulmuesi gjerman ka shënuar 10 gola në 43 ndeshje në Premier League, por përshtatja e tij në futbollin anglez mbetet problem.






