Gjiganti gjerman, Bayern Munchen, ka shënuar fitore bindëse të dielën në kuadër të javës së 23-të të Bundelisgës gjermane.
Bayerni fitoi ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultatin 4:0.
Krejt në fund të pjesës së parë francezi Michael Olise me asistimin e Leroy Sanes realizoi për 1:0.
Mbrojtësi Hiroki Ito e dyfishoi rezultatin në minutën e 62-të.
Për 25-vjeçarin Ito ky ishte goli i parë i shënuar me fanellën e Bayernit.
Në minutën e 83-të, Jamal Musiala e realizoi golin e tretë.
Serge Gnabry e shënoi golin përfundimtar në minutën e 93-të.
Bayerni mbetet lider me 58 pikë.
Frankfurti është në pozitën e tretë me 42 pikë.