Bayern Munich ka lëshuar pikë, në ndeshjen e xhiros së 26-të në Bundesligë ndaj Hoffenheim.
Bayern Munich ndan pikët me Hoffenheim, pas barazimit 1:1.
Bayerni e nisi mjaft mirë lojën duke pasur rastet e tyre, por që nuk i konkretizonin.
Hoffenheim në minutën e 32` të ndeshjes gjen portën e Bayern Munich, me Baumgartner, përcjell lajmi.net.
Pjesa e parë po shkonte me rezultat minimal 1:0 për Hoffenheim, por në minutat shtesë shënoi ylli i skuadrës Lewandowski.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 1:1. Pjesa e dytë ishte më e mirë për Bayern por nuk arritën të shënoni golin e fitores.
Pas këtij barazimi Bayerni qëndron edhe më tej në pozitën e parë me 60 pikë, ndërsa Hoffenheim në vendin e pestë me 44 pikë.