26.7 C
New York
Saturday, August 23, 2025

Buy now

Bayerni e ‘shkatërron’ Leipzigun në xhiron e parë, Kane me hat-trick

- Advertisement -

Bayern Munichu e ka mposhtur me rezultat të thellë prej 6-0 Leipzigun në ndeshjen e parë të Bundesligës gjermane.

Golin e parë në takim e shënoi Olise në minutën e 27-të, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë, Diaz realizoi për 2-0.

Në pjesën e parë, Olise arriti që të realizonte sërish në minutën e 42-të të ballafaqimit, njofton Klankosova.tv.

Kurse, në pjesën e dytë, Kane shkëlqeu duke e arritur hat-trickun e tij të parë këtë sezon, ku fillimisht realizoi në minutën e 64-të, ndërsa të dytin e shënoi 10 minuta më vonë, e të tretin vetëm në minutën e 78-të.

 

Të ngjashme

Të fundit