-7.9 C
New York
Sunday, February 8, 2026

Buy now

Bayerni e mposht thellë Hoffenheimin e kosovarëve

- Advertisement -

Bayern Munichu ishte këtë të diel nikoqir i Hoffenheimit, me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së 21-të në Bundesliga.

Bayerni fitoi 5-1, me Harry Kane e Luis Diaz që shkëlqyen.

Ndeshja, siç pritej, nisi më mirë për Bayernin.

Fillimisht, futbollisti i Hoffenheimit Kevin Akpoguma u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 17-të.

Në minutën e 20-të, Bayerni doli në epërsi me golin e Harry Kane nga penalltia.

Ndërsa, në minutën e 35-të, mysafirët shënuan përmes Andrej Kramaricit, i cili u asistua nga sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani.

Mirëpo, pak pa përfunduar pjesa e parë, Bayerni shënoi edhe dy herë të tjera, me anë të Harry Kane – prapë nga penalltia – dhe të Luis Diaz, për rezultatin 3-1 pas pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Bayerni shënoi edhe dy gola, me Diazin që përsëri tundi rrjetën në dy raste.

Me këtë fitore, “Bavarezët” shkojnë në kuotën e 54 pikëve, gjashtë më shumë se Dortmundi në pozitën e dytë, dhe 12 më shumë se Hoffenheimi, që renditet i treti.

Të ngjashme

Të fundit