Bayerni e fiton super-sfidën e parë me Realin

- Advertisement -

Bayern Munichu e ka fituar super-sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Gjiganti bavarez triumfoi me rezultat 2:1 në një ndeshje spektakolarë, të zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Luis Diaz i kaloi në epërsi mysafirët kah fundi i pjesës së parë, kurse Harry Kane e ngriti avantazhin me të nisur pjesa e dytë.

Ndërkaq, Kylian Mbappe e ngushtoi më pas rezultatin.

Portieri Manuel Neuer ishte hero i Bayernit pasi i bëri disa pritje spektakolare, mbi të gjitha në dy tentimet e Mbappes.

Kurse, Vinicius Junior e lëshoi rastin më të mirë të madrilenëve.

Edhe bavarezët i patën rastet e tyre të shumta, por nuk ia dolën të shënonin.

Javën tjetër do të luhet ndeshja e kthimit në “Allianz Arena” kur edhe do të përcaktohet gjysmëfinalisti i këtij çifti.

 

Të ngjashme

Të fundit