Bayerni drejt çerekfinales, mposht bindshëm Atalantan

- Advertisement -

Bayern Muncheni ka bërë një hap tejet të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Në fakt, bavarezët mund të thuhet se veçse kanë avancuar nga faza e 1/8 së finales.

Në duelin e parë, Bayerni u tregua tepër i fortë pë skuadrën e Atalantas, që e mposhti në Itali.

Të martën mbrëma në Bergamo, Bayerni fitoi me rezultatin e thellë 6:1 ndaj Atalantas.

Tri gola në pjesën e parë dhe tri gola në pjesën e dytë nga gjermanët, konfirmuan forcën e Bayernit dhe fitoren e thellë përballë Atalantas.

Josip Stanishiq (12′), Michael Olise (22′, 64′), Serge Gnabry (25′), Nicolas Jackson (52′) dhe Jamal Musiala (67′) shënuan golat për Bayernin.

Golin e nderit për ekipin italian e shënoi Mario Pashaliq në minutën e tretë të kohës shtesë për rezultatin final të takimit.

Ndeshja e kthimit që do të jetë më shumë si “miqësore”, do të luhet javën e ardhshme në Munchen.

Tek Atalanta, mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti luajti vetëm në pjesën e dytë, duke u inkuadruar prej minutës së 46-të.

Të ngjashme

Të fundit