Home Sport Bayern s’heq dorë nga Davies

Bayern s’heq dorë nga Davies

0
Bayern s’heq dorë nga Davies

Bayern Munich raportohet se dëshiron ta mbajë në skuadër Alphonso Davies të paktën edhe në sezonin që do të nis pas pak ditësh.

Lojtari ishte cak i gjigantit spanjoll, Real Madrid, por sipas medieve gjermane, ‘Los Blancos’ kanë hequr dorë nga ylli i ‘Bavarezëve’.

Gazetari i ‘Sky Deutschland’ Florian Plettenberg raporton se Bayern Munich nuk pret ofertë nga Real Madridi për Davies gjatë muajit gusht.

“Bayerni po planifikon ta mbajë Davies edhe për këtë sezon. Plani i ‘Bavarezëve’ është nëse performancat e lojtarit  përmirësohen nën drejtimin e Vincent Kompany, atëherë Bayern do të përmirësojë ofertën e tyre për zgjatjen e kontratës në muajt e ardhshëm”, ka shkruar Plettenberg.

“Përndryshe, në verën e vitit 2025 është i mundshëm transferimi i lojtarit tek Real Madridi”, ka shkruar gazetari Plettenberg.

Exit mobile version