Gjiganti gjerman, Bayern Munchen, e ka postuar një fotografi të këngëtarës shqiptare me famë botërore Dua Lipa.
Ajo shihet e veshur me një fanellë të gjigantit bavarez.
Klubi më i madh gjerman ndërkohë kësaj fotografie ia përcolli një mesazh.
“E kuqja është definitivisht ngjyra e jote, Dua Lipa”, shkroi Bayerni në faqen zyrtare të tij në rrjetet sociale, ndërsa postimit ia përcolli edhe dy “emoji”.
Këngëtarja shqiptare, e cila është rritur në Angli, është po ashtu edhe tifoze e futbollit.
E Bayerni e kishte fatin që ajo ta vishte pikërisht fanellën e këtij klubi.