1.5 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Bayern nuk ndalet për Kane, Rummenigge merr përsipër transferimin e anglezit

- Advertisement -

Që prej sezonit të kaluar, “bavarezët” e Bayern Munich janë “të dëshpëruar” për gjetjen e një “bomberi”, i cili do të mbushë “boshllëkun” e lënë bosh nga ish-sulmuesi i “të kuqve”, Robert Leëandoëski dhe siç është bërë publike tashmë në media, objektivi kryesor i kampionëve të Bundesliga këtë merkato është “bomberi” anglez, Harry Kane.

Sipas raportimeve më të fundit, nga gazetari i mirënjohur gjerman, Florian Plettenberg, tashmë “drejtimin” e grupit përgjegjës për transferimin e sulmuesit 29-vjeçar e ka marrë anëtari i bordi mbikqyrës të Bayern, “legjenda” gjermane, Karl-Heinz Rummenigge.

Më herët ditën e sotme u raportua gjithashtu se, Drejtori teknik i “bavarezëve”, Marco Neppe e ka bindur tashmë sulmuesin, që të nisë një “aventurë” të re në Bundesliga, mirëpo negociatat me Tottenham nuk duken të jenë afër fundit.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin që sapo lamë pas, Kane shkëlqeu sërish, teksa arriti të regjistronte plot 32 gola, si dhe 5 asistime, në 49 paraqitjet e zhvilluara për “londinezët”, në të gjitha kompeticionet. /abcnews.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit