22.7 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Bayern Munich kërkon një anësor eksploziv – Williams fiton terren para Leaos shkaku i çmimit

- Advertisement -

Bayern Munich vazhdon kërkimin në treg për të përforcuar repartin e sulmit dhe për t’i dhënë trajnerit të ri, Vincent Kompany, një anësor të klasit të lartë, sidomos në krahun e majtë.

Klubi bavarez është në kërkim të një zëvendësuesi potencial për Leroy Sane, i cili do të transferohet te Galatasaray si lojtar i lirë.

Një nga emrat e parë në listën e dëshirave ka qenë Rafael Leao i Milanit. Megjithatë, në orët e fundit, fokusi po zhvendoset gjithnjë e më shumë nga ylli portugez tek spanjolli Nico Williams, për shkak të kërkesave të larta financiare nga “Rossonerët”.

Milan ka refuzuar të ulë çmimin për Leaon, i cili mbetet pjesë kyçe e planeve të trajnerit të ri Massimiliano Allegri. Klubi italian ka vendosur një çmim prej 95 milionë euro, shumë që Bayern Munich nuk është i gatshëm ta paguajë.

Për këtë arsye, gjermanët kanë zhvendosur vëmendjen te Nico Williams, anësori 21-vjeçar i Athletic Bilbaos, i cili shihet si alternativë më e re dhe më e leverdishme ekonomikisht.

Sipas Sky Sport Germany, Bayern Munich është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit prej 65 milionë eurosh të parashikuar në kontratën e Williamsit, e cila skadon në verën e vitit 2027.

Nga ana tjetër, futbollisti spanjoll ka shprehur gatishmërinë për transferim në Allianz Arena, pavarësisht ofertës së rinovimit nga Athletic Bilbao. Ai kërkon një pagë vjetore prej 10 milionë euro neto, kusht që bavarezët po e konsiderojnë seriozisht.

Tani duket se Bayern Munich është më pranë sjelljes së Nico Williams në Gjermani, duke përmbyllur një afrim të rëndësishëm për ndërtimin e skuadrës nën drejtimin e Kompanyt.

Të ngjashme

Të fundit