17.7 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Bayern Munich godet në sulm, afër marrëveshjes për Nicolas Jackson

- Advertisement -

Bayern Munich ka arritur një marrëveshje personale me sulmuesin e Chelseat, Nicolas Jackson, raporton gazetari gjerman Christian Falk nga “BILD”.

Aktualisht, bisedimet po zhvillohen mes dy klubeve, me bavarezët që preferojnë një marrëveshje huazimi, ndërsa Chelsea është i prirë drejt një transferimi të përhershëm.

Blutë e Londrës janë të gatshëm të ulin çmimin fillestar prej 90 milionë eurosh për ta lehtësuar largimin e lojtarit.

Jackson, 24-vjeçar, u transferua te Chelsea në verën e vitit 2023 nga Villarreal dhe sezonin e kaluar shënoi 13 gola e regjistroi 5 asiste në 34 paraqitje.

Megjithatë, afrikanoveriorit nuk i është dhënë hapësirë këtë edicion nga trajneri i ri Enzo Maresca, i cili nuk e sheh atë si pjesë të planeve afatgjata të klubit.

Një marrëveshje për Jackson pritet të konkretizohet në ditët e ardhshme, ndërsa Bayern Munich kërkon me ngulm përforcime në repartin ofensiv.

Të ngjashme

Të fundit