2.7 C
New York
Tuesday, December 23, 2025

Buy now

Bayern Munich godet fuqishëm

- Advertisement -

Sipas raportimit të gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, Bayern Munich ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit të ri ekuadorian, Virgilio Olaya.

Mbrojtësi 17-vjeçar, pjesë e skuadrës SD Aucas, konsiderohet si një nga prospectet më premtuese të futbollit në Amerikën e Jugut dhe tashmë është në radarët e klubeve më të mëdha europiane.

Marrëveshja mes palëve është mbyllur dhe kontrata e Olayas me Bayernin do të hyjë në fuqi sapo lojtari të mbushë 18 vjeç, më 3 shkurt 2026, për shkak të rregullave të FIFA-s që lidhen me transferimet ndërkombëtare të të miturve. Kontrata pritet të jetë afatgjatë, rreth katër vite e gjysmë.

Plani i klubit bavarez është që Olaya të mos bashkohet menjëherë me ekipin e parë, por fillimisht të huazohet, në mënyrë që të fitojë përvojë dhe minuta të rregullta loje në futbollin profesionist evropian. Bayern e sheh këtë lëvizje si një investim për të ardhmen, në vazhdën e strategjisë për të siguruar talentë të rinj në moshë shumë të hershme.

Të ngjashme

Të fundit