34.4 C
New York
Friday, July 25, 2025

Buy now

Bayern Munich gati të rrisë ofertën për Luis Diaz

- Advertisement -

Bayern Munich është gati të paraqesë një ofertë të përmirësuar për yllin e Liverpoolit, Luis Diaz.

Liverpooli kohët e fundit hodhi poshtë propozimin fillestar të Bayernit prej 67.5 milionë eurosh dhe vazhdon të mbajë qëndrimin se Diaz nuk është në shitje.

Megjithatë, Bayern mbetet i vendosur të testojë vendosmërinë e Reds, ndërsa ata përpiqen të sigurojnë një nga objektivat e tyre kryesorë sulmues këtë verë.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, kampionët gjermanë janë të përgatitur të ofrojnë deri në 80 milionë euro për sulmuesin anësor kolumbian.

Luis Diaz shënoi 17 gola dhe dha 5 asistime në 50 paraqitje sezonin e kaluar me Reds.

Për lojtarin e interesuar ishte edhe Barcelona, por në fund ata vendosen ta huazojnë Marcus Rashfordin.

Të ngjashme

Të fundit