23.4 C
New York
Wednesday, July 2, 2025

Buy now

Bayern Munich futet seriozisht në garë për transferimin e yllit të Liverpoolit

- Advertisement -

Bayern Munich është gati të hyjë në garë me Barcelonën për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Luis Diaz, gjatë kësaj vere.

Gjigantët e Bundesligës janë në kërkim të një lojtari cilësor për krahun e majtë të sulmit dhe kanë përfshirë kolumbianin në listën e tyre të ngushtë të objektivave. 

Megjithatë, kampionët e Gjermanisë nuk kanë nisur ende bisedime zyrtare me klubin anglez, pasi janë ende në fazën e vlerësimit të alternativave të mundshme. 

Sipas Sky Sports dhe gazetarit Florian Plettenberg, Diaz mund të largohet nga ‘Të Kuqtë’ këtë verë nëse vjen një ofertë e përshtatshme për klubin. 

Reprezentuesi kolumbian është gjithashtu në radarët e Barcelonës, e cila e sheh atë si një zgjidhje të mundshme për repartin ofensiv pas vështirësive që po has me transferimin e Nico Williams. 

Ndërkohë, Bayern është pranë finalizimit të një marrëveshjeje me lojtarin e Stuttgartit, Nick Woltemade, i cili raportohet se ka pranuar të transferohet në Mynih. 

Gjithsesi, sipas Plettenberg, edhe nëse marrëveshja me Woltemade realizohet, kampionët e Gjermanisë e konsiderojnë Luis Diaz si një objektiv serioz. 

Diaz vjen nga një sezon shumë i suksesshëm 2024/2025 me kampionët e Ligës Premier, duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë në skuadrën e drejtuar nga Arne Slot, që fitoi titullin e 20-të në histori, duke barazuar rekordin e Manchester United. 

Sulmuesi 27-vjeçar luajti në 50 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 17 gola dhe asistuar tetë herë

Të ngjashme

Të fundit