20.3 C
New York
Friday, August 8, 2025

Buy now

Bayern Munich fiton dhe i afrohet Bayer Leverkusenit

- Advertisement -

Bayern Munich e ka ngushtuar diferencën në krye të tabelës së Bundesligës ndaj liderit Bayer Leverkusen në vetëm një pikë.

Në “Allianz Arena” ku para fillimit të ndeshjes Bayern ka nderuar fugurën më të rëndësishme të historisë së futbollit gjerman, skuadra e trajnerit Thomas Tuchel në takimin e Javës së 17-të të Bundesligës ka triumfuar ndaj Hoffenheim me rezultat 3-0.

Jamal Musiala (18′, 70′) dhe Harry Kane (90+1′) shënuan golat e fitores për “Bavarezët”.

Pas kësaj ndeshje Bayerni zbut diferencën me liderin Leverkusenin në vetëm një pikë dhe tani ka 41 pikë, një më pak se “Aspirinat” që kanë 42 sosh. Hoffenheimi renditet i shtati me 24 pikë të grumbulluara.

Të ngjashme

Të fundit