Skuadra e Thomas Tuchel përjetoi një natë turpi, pasi u eliminuan në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë nga një skuadër e rangut të ulët si Saarbrucken, por që arritën të ktheheshin shumë shpejt te fitoret.
Bavarezët e nisën shumë mirë takimin dhe vetëm pas katër minuta të zhvilluara ishte Dayot Upamecano që shënoi për 1:0, i asistuar nga Leroy Sane.
Pesë minuta më vonë, në listën e golave u regjistrua i përhershmi Harry Kane, që çoi rezultatin në 2:0. Sane kontribuoi edhe këtu duke asistuar.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me kaq, ndërsa në 45 minutat e dyta vazhdoi dominimi i kampionit të Gjermanisë.
Harry Kane gjeti golin e dytë personal dhe të rezultatit 3:0 në minutën e 72-të, i asistuar nga Kingsley Coman.
Sulmuesi anglez kompetoi het-trikun e tij në minutat shtesë kur shënoi për 4:0.
Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 26 pikëve, pra dy më pak se Bayer Leverkusen, në 10 ndeshje të zhvilluara deri më tani, ndërsa Borussia Dortmund do të mbetet në vend të katërt me 21 pikë.
Ndeshjet e radhës për të dy skuadrat do të jenë në Ligë të Kampionëve si vendase, ku Bayern Munich e pret Galatasarayn, ndërsa Borussia Dortmun takohet me Newcastle United.