Bayern Munich ka triumfuar në udhëtim te Man United, duke i eliminuar nga garat evropiane, derisa “biletën” tutje e ka siguruar edhe Copenhagen që mposhti Galatasarayn.
Derbi mes Unitedit dhe Bayernit ishte i shkëlqyeshëm nga minuta e parë, me futboll të hapur e raste nga të dy palët por që epilogu përfundimtar doli të jetë 0:1.
Bayern Munich ishte më dominuese duke pasur disa raste mirëpo që s’ia dolën t’i finalizonin deri vonë.
Unitedi tentoi disa herë me kundërzbritje por që nuk është që rrezikuan portën e gjermanëve.
Heroi për mysafirët ishte Kingslay Coman që shënoi lehtësisht nga afërsia pas një asistimi fantastik të Harry Kane (71’).
Bayern avancon nga grupi A si lider me 16 pikë derisa Man United i mbyll kualifikueset si pozitë e katërt me vetëm katër pikë.
Nga grupi A, kualifikimin e ka siguruar edhe Copenhagen që triumfoi në derbin ndaj Galatasarayt me rezultat 1:0.
Të dy skuadrat kërkonin vetëm fitore pasi mund të avanconin tutje, megjithatë ishin vendasit që u gëzuan në fund.
Heroi ishte Lerager që shënoi golin ndoshta më të rëndësishmin e karrierës pas asistimit të mrekullueshëm të Achourit.
Kësisoj, Copenhagen kualifikohet si pozitë e dytë me tetë pikë derisa Galata vazhdon në Ligën e Evropës pasi përfundoi e treta me pesë pikë.