28.3 C
New York
Monday, June 30, 2025

Buy now

Bayern mposht Flamengon dhe kalon në çerekfinale

- Advertisement -

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Flamengos, për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube. 

Bavarezët kaluan në avantazh në minutën e gjashtë, falë një autogoli të Erick Pulgar i cili shënoi në portën e tij për rezultatin 1-0. 

Vetëm disa minuta më vonë, Harry Kane (10’) tregoi instiktin e tij prej një sulmuesi vdekjeprurës, duke realizuar për rezultatin 2-0. 

Flamengo ia doli të rikthehet në lojë në minutën e 33-të, me Gerson që shënoi një gol të bukur për të ngushtuar shifrat në 2-1. 

Megjithatë, pak minuta para përfundimit të pjesës së parë, Leon Goretzka (41’) realizoi nga distanca për 3-1. 

Në pjesën e dytë brazilianët e gjetën edhe golin e dytë, falë Jorginhos i cili realizoi në minutën e 55-të nga penallta për 3-2. 

Për t’i dhënë fund shpresave të Flamengos u përkujdes Kane, i cili realizoi golin e tij të dytë dhe të katërtin për Bayernin në minutën e 74-të (4-2). 

Me këtë fitore Bayern ka siguruar plasmanin në çerekfinale, atje ku do të takohet me Paris Saint-Germainin./Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit