-0.5 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Bayern – Lewandowski, sot mund të vendoset e ardhmja e polakut

- Advertisement -

Sipas të gjitha gjasave, sot do të vendoset e ardhmja e Robert Lewandowskit.

Për këtë siguron mediumi gjerman “Bild”,

Gjithnjë sipas këtij mediumi, sot është në program një takim në mes të drejtuesve të klubit gjerman dhe menaxherit të lojtarit, Pini Zahavi.

Aty do të diskutohen të gjitha opsionet, vazhdimi i kontratës, apo edhe largimi i tij i mundshëm gjatë verës që vjen.

Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2023.

Por, palët nuk kanë arritur asnjëherë marrëveshje për zgjedhjen e saj,

E së fundmi spekulohet se lojtari më i mirë në botë në dy vitet e fundit, i shpallur nga FIFA, dëshiron të largohet nga “Allianz Arena”.

Sipas mediave polake, veterani i sulmit ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën, ndërsa tash shpreson që edhe dy klubet të merren vesh.

Lewandowski ka qenë njëri prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian në dekadën e fundit. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit