Sipas raportimeve të fundit në mediat gjermane dhe angleze, Bayern po e konsideron seriozisht Bruno Fernandes si alternativë për përforcim në merkaton e verës së ardhshme.
Mesfushori portugez i Manchester United, i njohur për kreativitetin dhe golat e tij vendimtarë, mund të bëhet një përforcim kyç për bavarezët dhe një transferim i tillë do të ishte një surprizë e madhe në futbollin europian.