Marco Asensio po kalon një moment të vështirë te Paris Saint-Germain. Pas largimit nga Real Madrid, sulmuesi spanjoll nuk ka gjetur vazhdimësi në Paris dhe roli i tij është reduktuar ndjeshëm.
Në kampionin aktual të Champions League, Asensio ka marrë shumë pak minuta nga trajneri Luis Enrique, duke krijuar pasiguri rreth të ardhmes së tij. Mungesa e besimit ndaj tij ka zgjuar interesin e disa klubeve evropiane nga Anglia, Italia dhe Spanja, megjithatë deri pak ditë më parë askush nuk ishte i gatshëm të bënte hapin vendimtar.
Bayern Munich surprizon me interesimin për Asension
Lajmi më i madh rreth të ardhmes së Asensios vjen nga Gjermania. Sipas mediave spanjolle, Bayern Munich është futur seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e tij në këtë merkato vere.
Në klubin bavarez mendojnë se Asensio mund të sjellë përvojë, polivalencë në fazën ofensive dhe një profil të provuar në kompeticionet evropiane. 28-vjeçari spanjoll njeh mirë presionin e skenave të mëdha dhe ka qenë vendimtar në ndeshje të rëndësishme gjatë karrierës së tij.