Skuadra e Xabi Alonsos që e fitoi titullin sezonin e kaluar pa pësuar asnjë humbje, sot nuk ishte në formën më të lartë, ndonëse patën më shumë nga ndeshja, për të arritur një fitore vetëm në frymën e fundit të takimit.
Leverkusen shënoi dy gola në pjesën e parë të takimit, me Monchengladbach që e përmbysi rezultatin në 45 minutat e pjesës së dytë.
Goli i parë u shënua nga mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka, pasi lëshoi një bombë të vërtetë nga një distancë e largët, për rezultatin 1:0.
Florian Wirtz e dyfishoi epërsinë në minutën e 38-të, kur shënoi nga një top i kthyer, pasi fillimisht goditja e Grimaldos u bllokua.
Vendasit e shënuan një gol në minutën e 42-të, por me gjyqtari kryesor me ndihmën e VAR-it e anuloi për një ndërhyrje të palejueshme dhe pjesa e parë u mbyll 2:0 në të mirë të mysafirëve.
Monchengladbach e përmbysi rezultatin në pjesën e dytë, dhe fillimisht u mendua se do të marrin të paktën një pikë në ndeshjen hapëse në shtëpi.
Fillimisht shënoi Nico Elvedi në minutën e 59-të për rezultatin 2:1.
Monchengladbach 1-2 Bayer Leverkusen | Nico Elvedi
Nico Elvedi breaks away from defense and scorespic.twitter.com/njcalJXWs8
— PushGoals (@PushGoals) August 23, 2024
Ndërsa Kleindienst e barazoi në minutën e 85-të, pasi mbrojtja e Leverkusenit ishte në gjumë.
Për ta bërë më dramatike fundin e takimit, VAR ia bëri me dije gjyqtarit për një kontakt në zonë, ku më pastaj u akordua penallti në minutën e 100-të.
Florian Wirtz gjuajti nga pika e bardhë, ku portieri e priti fillimisht, por nga topi i kthyer ai shënoi për fitoren 3:2.
Leverkusen kështu e nis me fitore sezonin e ri dhe mbrojtjen e titullit kampion.