0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

“Bavarezët” nuk falin në transfertë, Bayern mposht “luanët” e Galatasaray

- Advertisement -

Pavarësisht paraqitjes spektakolare që zhvilluan në fushën e blertë, “luanët” e Galatasaray sërish nuk arritën t’ia dilnin, ndaj “bavarezëve” të Bayern Munich, teksa në “Rams Park” të Stambollit u mundën me rezultatin e thellë, 1 me 3, nga “bavarezët”, në sfidën e vlefshme për raundin e 3-të të fazës së grupeve të UEFA Champions League.

Goli i parë erdhi nga “ylli” francez i kampionëve gjerman, Kingsley Coman, i cili tundi në minutën e 8’ rrejtën e portierit Muslera, duke siguruar një avantazh të shpejtë, mirëpo në minutën e 30’, “bomberi” argjentinas, Mauro Icardi përfiton nga një 11-metërsh i akorduar nga arbitri për të vendosur baraspeshën para përfundimit të pjesës së parë.

Me fillimin e pjesës së dytë, kampionët e Turqisë u hodhën sërish në sulm për të gjetur golin e avantazhit, mirëpo dy gola të shpejtë në minutat 73’ e 79’, Harry Kane e Jamal Musiala shkatërruan totalisht “ëndrrat” e “luanëve” vendas, duke i dhënë kështu një tjetër fitore “bavarezëve” të Champions League.

Falë këtij rezultati, Bayern vazhdon i qetë marshimin në vendin e parë të grupit A, teksa deri më tani ka shkuar në kuotën e 9 pikëve, ndërsa turqi e Galatasaray mbesin në vendin e 2-të të tabelës me 4 pikë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit