Kosobari Baton Zabërxha është transferuar te klubi ukrainas, Metalist 1925.
Zabërxha kalon tek të Verdhët pasi shkëlqeu në fanellën e Dinamos së Tiranës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi në faqen e vet zyrtare ku edhe ka publikuar fotografitë e 25-vjeçarit.
Ata kanë njoftuar se ujdia vlen për tre vjet plus me një vit tjetër si opsion.
Ish-lojtari i Gjilanit do të bartë numrin 72 te skuadra e tij e re.