Gazetari Baton Haxhiu ka treguar në emisionin Pressing në T7 se pse është kaq i zëshëm me shkrime gjatë javëve të fundit. Në shkrimet e tij, përpos kritikes ndaj qeverisë, Haxhiu ndalet dhe kritikon edhe opozitën, të cilën e sheh si të pafuqishme.
Haxhiu shton se në kohën sa ka qenë drejtues i emisionit, ka vuajtur për shkak se nuk ka mundur të thotë asnjëherë atë që mendon.
“Jam po i njëjti. Për faktin se merresh, për 142 vjet kam pasur një emision, kur je në emision e ruan distancën pasi e ka të domosdoshëm ardhjen e mysafirëve. Është vuajtje e madhe që të komunikosh me publikun duke qenë i heshtur, të tjerët jepin mendimet e tyre. Ndërsa vet je pa mendim. E kam vuajtur këtë 12 vjet”, tha ai.
Tutje ai shton se ka mbajtur qëndrim kritik gjithmonë kudnër VV-së për shkak se kërkesat e tyre, sipas tij, kanë qenë joreale.
“Tash po ndalem te shkrimet e mija. Ato kanë një referencë. Kam pasur qëndrim kritik ndaj VV-së për faktin se gjuha që servohej ishte e rëndë. Veprimet e pamundura për shkak të mungesës së pafuqisë për veriun. Kemi pasur 12 pika të VV-së që kanë qenë të pamundura. Por ata kanë bërë salltën të publikun që të bëjnë të pamundurën politike së bashku me komunitetin ndërkombëtar. Jemi në një pikë kur VV shkel të gjitha ato që ka deklaruar në opozitë. Mos t’i hyjë rend. Të gjitha, ama asnjë veprim i cili është i pushtetit nuk ka përputhshmëri me ato që VV i ka deklaruar deri sa ka ardhur në pushtet”, përfundoi ai.