Analisti Baton Haxhiu ka dhënë sqarimin në Pressing në T7 për Mitrovicën, ku Exit Polli e nxori bindshëm fitues Arian Tahirin e PDK-së, por në fakt ai është në garë ‘kokë më kokë’ me Faton Pecin e VV-së.
I pyetur se si në Mitrovicë nuk doli Exit Poll i saktë, ndonëse në komunat e tjera nuk pati “huqje”, ai tha: “Po flas për Exit Poll-in e Mitrovicës, huqjet janë në katër lagje.. Ato huqje janë për shkak të elektoratit të LDK-së, në Shipol në fshatrat e Shalës që kryesisht atje PDK ka pas gjithmonë probleme, te Migjeni dhe Ura e Gjakut, deklarimet kanë qenë ndryshe…”, tha Haxhiu.
“Është për habi se gjithmonë në Mitrovcië e kemi pas një saktësi të fortë”, shtoi ai.
“Kush ka ndikuar që votuesit LDK-së të ikin, të deklarohen si LDK dhe të mos jenë aty është çështje që duhet me sqaru ata…A është blerje e votës, a bindje, a diçka…njerëzit janë deklaruar diçka tjetër…”, sqaroi tutje.