Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës, shkaku i exit pollit të publikuar nga Albanian Post, që e nxjerr Edi Ramën me fitore bindëse.
Baton Haxhiu, menjëherë ka komentuar këtë deklaratë të Berishës, duke thënë se ‘doktori duhet të presë sespe do të dalin rezultatet e tij’.
“Kur kam bë sondazhe për doktorin, besonte. Tash le të pret. 24 orë, le të pret doktori. Sondazhi im do dalë, nuk kam dilemë për këtë”, tha Haxhiu në Opinion.