Lajme

Baton Haxhiu mesazh Kurtit: E pranove draftin, s’ke më të drejtë të vazhdosh tutje

By GAZETA SCANNER 1

November 16, 2023

Baton Haxhiu, gazetar, mbrëmë në “Pressing” të T7, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar draftin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Mbi këtë, Haxhiu thotë se “Kurti nuk ka pse të vazhdojë më tutje”.

Gazetari Haxhiu më tutje ka deklaruar se kushdo që vjen në krye të Qeverisë do ta ketë në tavolinë dokumentin të cilin e ka pranuar Albin Kurti.

”Moralisht nuk ka të drejtë me vazhdu tutje, ai e ka pranuar draftin. Pikë. Nuk është me rëndësi më ai është dokument ndërkombëtar. Kushdo që vjen të ardhmen kryeministër e ka një dokument që e ka pranu kjo qeveri”, ka thënë ai.

Po ashtu, Haxhiu ka deklaruar se Kurti do të duhej t’i kërkonte falje popullit të Kosovës.

”Nuk po du me komentu një njeri që 10 vjet ka bë huqje serioze në politikë. Është e ndershme me kërku falje, me thënë popull unë kam gabu”, ka deklaruar ai.