11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Baton Haxhiu: Kryeministri duhet të shpallë gjendjen e “jashtëzakonshme”, t’i përsëris zgjedhjet në shtator

- Advertisement -

Gazetari Baton Haxhiu tha në emisionin Pressing në T7 se gjendja në veri të Kosovës është e ndërlikuar sa i përket legjitimitetit të kryetarëve të rinj të zgjedhur.

Fillimisht, Haxhiu tha se qeveria bëri mirë që mbajti zgjedhjet pasi tregoi që nuk bie pre e ultimatumeve të partive serbe dhe Beogradit. Por ai shton se presidentja ka mundur të marrë hapa politikë që mund të arrinin një zgjidhje politike.

“Mua më vjen keq që institucioni i presidentit nuk është në nivelin e detyrës në deklarimet publike pasi këtu nuk ka asgjë për tu lavdëruar përveç afateve ligjore. Është një konflikt në mes të institucioneve të qeverisë dhe të presidentit. Ka mundur të gjendet një zgjidhje politike”, tha ai.

Ai shtoi se së paku në dy komuna kryetarët nuk mund të betohen dhe se kryeministri do të detyrohet të shpallë zgjedhjet e reja në shtator.

“Me sa di, janë dy variante për të kontestuar legalitetin, ose mungesën e legjitimitetit. E para është një referendum qytetar dhe e dyta është se së paku në dy komuna nuk mund të betohet një kryetar i bashkisë nëse nuk e ka bekimin e kuvendit komunal. Ekziston një nen ku kryeministri mund të shpallë gjendjen e përkohshme, ose të jashtëzakonshme nuk e di sigurt termin, që të krijojë institucione të përkohshme deri në shpalljen e zgjedhjeve”, shtoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit