Gazetari Baton Haxhiu duke diskutuar ndeshjen Shqipëri-Itali, tha se qyteti i Dortmundit përfitoi së paku 30 milionë euro.
“Dje ka fituar së paku 30 milionë euro qyteti i Dortmundit prej 60 mijë (njerëzve) brenda dhe 20 mijë jashtë”, tha Haxhiu në Pressing.
“Një mirësi e shefit të policisë i cili i falënderoi shqiptarët për mirësjellje atje, është e para një moment tjetër kulture për arsye se qyteti nuk ka pas mbeturina dhe ka pas kujdesje të jashtëzakonshme kjo është një shije e mire”, u shpreh Haxhiu në Pressing.