21.8 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Baton Haxhiu i bindur se PS i fiton këto zgjedhje

- Advertisement -

Analisti Baton Haxhiu shprehet me bindje në “Opinion” se fitues në këto zgjedhje është Edi Rama, si udhëheqës i Partisë Socialiste e njëkohësisht kryeministër i vendit në 3 mandatet e shkuara. Këtë bindje e mbështet në anketimin ose Exit Poll të Albanian Post në qendrat më të mëdha të votimit në vend.

Megjithatë, veriu i vendit siç ka ndodhur thuajse gjithmonë, ai thotë se i mbetet Partisë Demokratike.

“Nëse mund ta përmbledh, dilemat janë këto. Një mandat që është në Lezhë, 4-3 për PD-në, por mos u habitni që ky mandat t’i kalojë PS-së. Shkodra, 5-4-2. Rezultati mund të jetë 4-6-1. Unë e kam vendosur 5-4-2. Korça është 5 me 5. Këto të 3 qarqe kam dilema, që mund të mbeten në rezultatin e 2021-it.

I pyetur nga Artan Hoxha se sa është numri i atyre qytetarëve që kanë refuzuar të prononcohen, u përgjigj:

“Shumë pak! E kemi pasur në real time, pasi voton, menjëherë del në sistem. Refuzon të përgjigjet është 3.7% në Tiranë. Në Durrës 0.76%, në Fier 0.8% dhe në Shkodër 2.4%.”/ tvklan.al/

Të ngjashme

Të fundit