Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se ka provuar të bëjë gjithçka që të zhbëhet Gjykata Speciale.
Ai përmend kohën kur në vitin 2018, në Kuvendin e Ksoovës u soll nisma për zhbërjen e Gjykatës Speciale nga koalicioni PAN, por që nuk u përkrah nga VV dhe LDK.
“Kam bërë gjithçka që të zhbëhet gjykata Speciale”, tha ai.
Tutje ai shtoi se kishte bërë shumë që gjykata të kthehet në Kosovë të paktën.
“Kam bërë gjithçka që të kthehet në Kosovë”, përfundoi ai.