2.4 C
New York
Friday, February 20, 2026

Buy now

Bastisje në një lokal në kryeqytet: Arrestohet Kushtrim Ramadani, kandidat i VV-së për asamblenë e Prishtinës

- Advertisement -

Një operacion i njësisë për hetimin e narkotikëve ka çuar në arrestimin e një personi në Prishtinë, i dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike.

Burime  nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se më 19.02.2026 rreth orës 19:40, Njësia e DHTN-së në Prishtinë ka realizuar bastisje në një lokal (hamburger) në rrugën “Andrea Gropa”, pas informatave operative se pronari dyshohet për aktivitet të kundërligjshëm.

Gjatë aksionit është arrestuar Kushtrim Ramadani, rreth 34-vjeçar, ndërsa në lokal janë gjetur dhe sekuestruar.

Tri qese me substancë të dyshuar kokainë, me peshë rreth 4 gramë. Një peshore digjitale

240 qese të zbrazëta, që dyshohet se shërbenin për paketim

Një revole Zastava

Një karikator me 3 fishekë, kalibër 25 Auto PPU

1300 euro para të gatshme

Dy telefona mobilë.

Demokracia ka mësuar si Ramadaoni është njeri i Vetëvendosjes, madje ai ka qenë  edhe në  listën për asamble në  Komunën e Prishtinës.

Promovimin e tij e ka bërë  edhe deputetja Fitore Pacolli.

“Kushtrim N. Ramadani mbanë numrin 38 në listë më të mirë për Prishtinën. Kushtrimi ka përvojë të gjatë në instucione publike në Komunën e Prishtinës dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kushtrimi është edhe menaxher i aftë. Njerëz të tillë i duhen Prishtinës;, kishte shkruar ajo.

Në koordinim me Prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”

Të ngjashme

Të fundit