Një operacion i njësisë për hetimin e narkotikëve ka çuar në arrestimin e një personi në Prishtinë, i dyshuar për shpërndarje të substancave narkotike.
Burime nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se më 19.02.2026 rreth orës 19:40, Njësia e DHTN-së në Prishtinë ka realizuar bastisje në një lokal (hamburger) në rrugën “Andrea Gropa”, pas informatave operative se pronari dyshohet për aktivitet të kundërligjshëm.
Gjatë aksionit është arrestuar Kushtrim Ramadani, rreth 34-vjeçar, ndërsa në lokal janë gjetur dhe sekuestruar.
Tri qese me substancë të dyshuar kokainë, me peshë rreth 4 gramë. Një peshore digjitale
240 qese të zbrazëta, që dyshohet se shërbenin për paketim
Një revole Zastava
Një karikator me 3 fishekë, kalibër 25 Auto PPU
1300 euro para të gatshme
Dy telefona mobilë.
Demokracia ka mësuar si Ramadaoni është njeri i Vetëvendosjes, madje ai ka qenë edhe në listën për asamble në Komunën e Prishtinës.
Promovimin e tij e ka bërë edhe deputetja Fitore Pacolli.
“Kushtrim N. Ramadani mbanë numrin 38 në listë më të mirë për Prishtinën. Kushtrimi ka përvojë të gjatë në instucione publike në Komunën e Prishtinës dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Kushtrimi është edhe menaxher i aftë. Njerëz të tillë i duhen Prishtinës;, kishte shkruar ajo.

Në koordinim me Prokuroren e Departamentit të Krimeve të Rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet për veprën penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.”






