-6.7 C
New York
Monday, January 26, 2026

Buy now

Bastisje në ndërmarrjen “Eko Regjioni”, arrestohen dy të dyshuar për dallavere me tenderë

- Advertisement -

Një bastisje ka ndodhur në ndërmarrje “Eko Regjioni”.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Speciale.

Janë arrestuar dy të dyshuar për dallavere me tenderë.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 26 janar 2026 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të hënën në mëngjes janë arrestuar A.G dhe R.Z.

A.G dyshohet për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, ndërsa R.Z për “Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurimin publik nga neni 415 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.

Hetuesit policorë kanë kryer bastisje në disa lokacione në Prizren dhe në Ferizaj, përfshirë ambientet e ndërmarrjes publike “Eko Regjioni” si dhe të një subjekti privat.

Urdhër kontrolli është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke i zhvilluar lidhur me dyshimet për një aktivitet të tenderimit.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, në mesin e provave janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 si dhe para të gatshme.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër korrupsionit.

Të ngjashme

Të fundit