Pjesëtarët e EULEX-it, kanë kryer bastisje në Prishtinë.
Avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisje në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu.
Ai ka thënë se gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë.
Ndërsa, për arsyen e bastisjes, Qerkini ka thënë se nuk është bërë e ditur, vetëm se është bërë “për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara”.
“Siç është raportuar nga mediet, Dhomat e Specializuara kanë realizuar një bastisje në shtëpinë e heronjve kombëtarë. Janë munduar kinse të sekuestrojnë prova për procedura të Dhomave të Specializuara. Ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohe”. Gjykata duhet të jetë më e kujdesshme kur lëshon urdhra për bastisje sepse cenohet privatësia. Nuk kanë sekuestruar asnjë provë. Rasti nuk është bërë i ditur, vetëm është thënë se për nevoja të procedurave nga Dhomat e Specializuara”, ka thënë ai