Ai foli nga Pallati i Serbisë për vendmin e BQK-së, për ndalimin e dinarit në Kosovë dhe fajësoi kryeministrin Kurti si iniciatori i ndalimit të dinarit, dhe jo BQK-ja.

“Ata hynë në Shtëpinë e Shëndetit në Osojan, e mbyllën. Janë para barnatores, ngacmojnë njerëzit, rrënojnë gjërat, janë sulmuar të gjitha enklavat serbe në Kosovë dhe pas një vendimi që nuk ka lidhje me vendimin formal të BQK-ja, në thelb është vendimi i Albin Kurtit për dinarin është shfuqizuar”, tha Vuçiq.

“Shqiptarët asnjëherë nuk kanë dashur të marrin pjesë në formimin e Asociacionit, por kjo e drejtë nuk është vënë në pikëpyetje. Kurti ka marrë një vendim të vetëiniciuar me këtë qëllim. Është spastrimi etnik i popullatës serbe nga territori i Kosovës, robërim i qëllimshëm i serbëve me kushte të padurueshme jetese. Ata nuk mund të qetësohen dhe të kuptojnë se dialogu është i rëndësishëm dhe ne kemi dialog sepse Kosova nuk është shtet i njohur ligjërisht ndërkombëtarisht. Përndryshe nuk do të kishim dialog. Kurti vazhdimisht thërret dhe pret mbështetjen e fuqive ndërkombëtare, dhe ato, si një shtet gjoja i pavarur, kanë të drejtë ta shtypin atë dhe ne kemi të drejtën e dialogut, gjë që duhet.”

Vuçiq më pas bëri të ditur se Serbia do të kërkojë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë.

“Kam shkruar letra që kanë strukturë thuajse identike, si dhe një firmë të personalizuar. Nga e hëna do ta marrin të gjithë përfaqësuesit e BE-së, si dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përfshirë Rusinë dhe Kinën. Letra do të jetë nënshkruar nga unë si President i Republikës është letra me e gjate dhe më e vështire qe kam shkruar”, tha Vuçiq