11.1 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Bastisja e Speciales në banesën e Behramajt aktivizon OVL-në, reagon ashpër Klinaku

- Advertisement -
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, ka reaguar pasi Specialja ka bastisur banesën e ish-këshilltarit të Thaçit, Adil Behramaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Klinaku këtë veprim të Speciales e ka quajtur “skandal”.

Ai madje e quan “pseudozyrë” atë të Prokurorit të Specializuar.

Postimi i plotë i Klinakut:

Pseudozyra e të ashtuquajturit Prokuror i Specializuar, vazhdon me skandale. Është duke bastisur banesën e udhëheqësit të mediumit ‘Demokracia’, dhe ish-këshilltar i Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

Skandali edhe më i madh është se edhe pas gati dy vite e gjysmë të ngritjes së aktakuzave, kinse po bëjnë hetime.
#PoshtëGjykataSpeciale

Të ngjashme

Të fundit