16.3 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Basti i madh i Xhafës për të ardhmen e LDK-së

- Advertisement -

Zhvillimi në Vushtrri sot e ka zënë shumicën e Kosovës në befasi. Në një kontekst tjetër kohor, nuk kishte me qenë diçka e jashtëzakonshme.

Në komuna ndodhin lloj-lloj koalicionesh dhe nuk përjashtohet që në ndonjë rast edhe partitë tjera me bë koalicione më tc pazakonta. Pra, në një situatë ndryshe, nuk kishte me qenë temë. Ndoshta edhe po të mos ishte bërë si e para e këtij lloji pas bllokadës së gjatë dhe paralizimit të institucioneve, nuk kishte me bë bujë.

Problemi kryesor mundet me qenë konteksti aktual që po kalojmë. Fillimisht bllokimi i institucioneve prej 9 shkurtit dhe mosbashkëpunimi në nivel qendror për formimin e institucioneve dhe qeverisë. Pastaj, menjëherë pas kësaj, vjen situata me zgjedhjet lokale dhe trendet e rezultateve nga raundi i parë. E kjo mundet me e ndiku gjithashtu edhe performancë e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme nacionale.

LVV ka tregu konsolidim në nivel lokal dhe rritje në disa raste. Pra, përkundër faktit që në nivel nacional është në proces të tkurrjes, në nivel lokal ka konsolidim dhe rritje.

Ajo çka po ndodh me LVV është fakti që po balancohet nga dy ekstreme. Në nivel nacional po tkurret nga një kulm tepër i lartë dhe është në rënie ndërsa në nivel lokal po konsolidohet dhe rritet. LVV është në kërkim të balancit dhe gjendjes së saj reale. Po e kërkon veten dhe nivelin, bazën e saj të re të qëndrueshme.

E për LDK-në, rritja dhe konsolidimi i LVV-së në nivel lokal po shkakton telashe. Kjo sidomos në rajonin qendror. Po shkakon edhe për PDK psh në Mitrovicë, por elektorati që LVV po targeton është ai i LDK-së më shumë. Pra LDK është më shumë në garë me LVV dhe anasjelltas sesa me PDK.

LVV dhe LDK po garojnë dhe kanë gjasa 50%-50% t’i fitojnë Prishtinën, Obiliqin dhe Fushë Kosovën. Nëse LDK i ruan këto komuna, nuk do të jetë dicka e re. Por nëse i humbë dhe nëse eventualisht LVV i fiton ndonjërën nga këto tri komuna apo edhe dy nga tri, kjo mund të jetë problem për LDK-në.

Në këtë kontekst, ngjarja e sotme mundet me dërgu sinjale mikste në zonën qendrore dhe komunat ku po garon LDK me LVV. E për më tepër, mundet me dërgu mesazhe të gabuara te PDK-ja. Pse? Për shkak se LDK-së i duhet ndihma e PDK-së, sidomos në Prishtinë. E kur LDK po i ndihmon LVV-së në Vushtrri, e ka vështirë me fitu vota nga elektorati i PDK-së në Prishtinë, Fushë Kosovë e vendet tjera.

Kjo çka ka ndodh sot, mundet gjithashtu me ndihmu LDK-në në të ardhmen. LDK ka tregu vëshirësi me vendosë se me cilin kamp dëshiron me bashkëpunu, e vet nuk është në gjendje me drejtu asnjë bllok se është partia e tretë aktualisht.

Situata aktuale mundet gjithashtu me e shty LDK-në, me forcë, me e detyru me bë koalicion në nivel qendror me LVV-në pas zgjedhjeve të ardhshmne.

Problemi është që LVV po rritet edhe në dëm të LDK-së. Pra, rritja e LVV-së apo rënia e LDK-së nënkupton rritje për LVV. Një koalicion LVV-LDK nënkupton që LDK mund t’i humbë komunat kryesore të saja dhe të ketë vështirësi të kthehet në komunat ku ajo ka dominuar gjatë.

Kështu që, në një situatë dhe kontekst tjetër, kjo ngjarje sot nuk kishte me qenë kurgjo e jashtëzakonshme. Por në kontekstin aktual, kjo mundet me pas ndikim në komunat tjera. Se cila do të jetë dobia apo humbja e LDK-së nga kjo, mbetet të shihet në balotazh, në zgjedhjet nacionale në muajt e ardhshëm si dhe në qeverinë e ardhshme në nivel qendror.

Të ngjashme

Të fundit