Basketbollistja nga Kosova, Astera Tuhina, i është bashkuar ekipit të Oregon Ducks nga Washington State Cougars.
Tuhina ka luajtur për tri sezone në Washington State, ku edhe ka diplomuar në shkenca kompjuterike, ndërsa s’i kanë munguar as sukseset në parket.
Në vitin 2024 ajo shënoi mesatarisht 7.8 pikë, 3.7 kërcime dhe 3.7 asistime për Cougars, ndërsa në vitin 2023, ajo arriti që të shënonte 43 për qind të gjuajtjeve për tri pikë.
Trajneri i Oregon Ducks, Kelly Grave, tha se Tuhina ka një instinkt të jashtëzakonshëm basketbolli.
“Kreativiteti, ashpërsia dhe guximi i saj do të përshtaten në mënyrë të përkryer me ekipin tonë, dhe pamëshirshmëria dhe pasioni i saj nuk janë të pakta. Energjia e saj është ngjitëse dhe me ndikim në listën tonë”, tha ai.
Basketbollistja Tuhina është pjesë e kombëtares A të Kosovës në basketboll, ndërsa ka luajtur edhe për klubin spanjoll Club Deportivo Promete.