6.5 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

Basketboll, derbi në Mitrovicë

- Advertisement -

Sot, përfundon xhiro e 14-të në Superligën e Kosovës në basketboll, me dy ndeshje që janë në program.

Megjithatë, vëmendja do të jetë në Mitrovicë, ku do të përballen Trepça dhe Sigal Prishtina.

Ndeshja nis në orën 17:00 në palestrën “Minatori” dhe pritet të jetë e fortë dhe interesante.

Trepça është lidere me 23 pikë, tri më shumë se Sigal Prishtina që renditet e katërta.

Ndërkohë, ndeshja e fundit e kësaj xhiroje, do të luhet në Gjakovë, ku Vëllaznimi e pret skuadrën e Pejës.

Përballja në palestrën “Shani Nushi” nis në orën 19:30 dhe do të jetë interesante, më dy skuadrat që synojnë fitoren.

Vëllaznimi është i fundit në tabelë me 17 pikë, tri më pak se Peja që zë vendin e pestë.

Të ngjashme

Të fundit