19.3 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Bashota: Qytetarët më bënë presion që të garoj sërish për Klinën

- Advertisement -

Kandidati për kryetar të Klinës nga PDK-ja, Sokol Bashota, ka treguar se pse po garon sërish pas tetë vjetësh për t’u kthyer në krye të kësaj komune.

Sipas Bashotës, janë qytetarët ata që ia kanë kërkuar dhe madje i kanë bërë presion që ta bëjë një gjë të tillë.

“Po e sqaroj edhe njëherë publikisht rikthimin tim si kandidat për kryetar të Komunës së Klinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Bashota për Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Rikthimi im ka të bëjë kryesisht me vullnetin dhe presionin e qytetarëve që të rikthehem edhe njëherë në Komunën e Klinës pas tetë vjetësh të një keqqeverisjeje aktuale, ku qytetarët tashmë janë të bindur për mundësitë dhe potencialet që i kam, për arsye se i kam dhënë shembujt më të mirë se si ndërtohet një qytet dhe se si duhet t’iu qasemi problemeve dhe nevojave të qytetarëve”.

Të ngjashme

Të fundit